Shqipëria duhet ta shoh pozitivisht! Tjetër mungesë e madhe te Izraeli kundër kuqezinjëve, nuk luan Solomon që na shënoi 2 gola në Air Albania

Dëmtime të rëndësishme nuk ka vetëm Shqipëria para finales me Israelin. Situata te kampi kundërshtar nuk është po aq e mirë, madje shumë më e keqe. Te kjo Kombëtare ka plasur skandali pasi Eran Zahavi nuk iu bashkua pjesës tjetër të ekipit. Lojtari kërkoi që të qëndronte vetëm në hotel, ndërsa kjo kërkesë u refuzua nga trajneri që e la jashtë listës.

Nga ana tjetër, një tjetër mungesë me peshë të madhe është ajo e Manor Solomon. Të gjithë e mbani mend lojtarin që na “errësojë shikimin” në Air Albania, pasi arriti t’i realizonte dy gola Shqipërisë në atë humbje tonën me shifrat 1-2. Lojtari i Fulham është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë kundër Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online