“Ndoshta lojtarët e Erzenit do jenë në ekipet më të mira në Shqipëri”, Peposhi: Futbollistët e të mëdhave kanë dalë nga ekipet e dorës së dytë

Erzeni është surpriza më e bukur e këtij kampionati të “Abissnet Superiores“. Futbollisti i skuadrës shijakase, Peposhi, ka folur në emisionin “Ora Sport” “Ora TV” për nënvlerësimin që shpesh herë u bëhet futbollistëve të ekipeve që nuk luajnë për objektiva madhorë. Peposhi thekson se ata futbollistë që sot luajnë me ekipet e mëdha të Superiores, dikur kanë luajtur me ato skuadra që sot konsiderohen si të dorës së dytë.

“Duhet të dish edhe lekët ku ti shpenzosh. Mjafton të të tregoj një fakt, që shumë lojtarë që sot në ekipet kryesore që mendojmë se do fitojnë titullin, janë lojtarë të cilët kanë ardhur nga këto ekipe të dorës së dytë që i quajmë tani. Ndoshta pas një sezoni të gjithë lojtarët e Erzenit, shumë lojtarë që ju ndoshta nuk i njihni, mund të jenë në ekipet më të mira në Shqipëri. E çfarë do të themi kur një lojtar të Erzenit do marri, përshembull, Partizani në fund të sezonit? Do themi që Partizani ishte i dobët, apo ishte Erzeni shumë i fortë?”, ka thënë Peposhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online