Shqipëria dhe Luiza Gega e Europianit, strategjia perfekte e Ilirit të Big Brotherit dhe politika që kërkon ngado…pak vëmendje

Si mund të arrijmë në Europë duke hequr të gjithë pengesat burokratike që shtetet e mëdha na vendosin? Si mund të ulemi në të njëjtën tavolinë me këto fuqi të mëdha, madje duke ngritur zërin tonë dhe më shumë se ta në ndonjë moment? Pyetje retorike, e dini tanimë, sporti.

Rasti i fundit ishte i Luiza Gegës. Atletja shqiptare ngre flamurin e Shqipërisë mbi atë të Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera, duke u shpallur as më pak dhe as më shumë por…KAMPIONE E EUROPËS.

Pritje dhe ceremoni kishte për Luiza Gegën, foto zyrtare, fjalë emocionuese dhe deri te puthja e dorës nga ana e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Por çfarë ju kujtojnë këto skena? Ndoshta momentin kur Shqipëria zbriti në Tiranë pas kualifikimit në Europian. Atëherë më shumë njerëz do të gjendeshin në shesh për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka publiku për futbollin.

Lojtarët e Kombëtares u quajtën heronj dhe kishte një lu.ftë të madhe ndër institucionet shtetërore se kush do t’i priste i pari, Bashkia, Qeveria apo Presidenca. Të gjithë stafit të Shqipërisë do t’i jepeshin pasaportat diplomatike në nder të asaj arritje të madhe.

Por menjëherë pasi Kombëtarja nisi rezultatet negative dhe humbi paksa vëmendje, shteti nuk e mendoi dy herë për t’i kërkuar të gjithë protagonistëve në fjalë që t’i kthenin pasaportat diplomatike. Madje duke lënë pa tekst edhe vetë De Biazin, që u telefonua për të rikthyer dhuratën.

Edhe vetë Luiza e di, politika kërkon të shfrytëzojë çdo rast. Rastet që shkojnë edhe në ekstremitet ku mund të shpërndash fotografi me fituesin e Big Brother Albania, Ilir Shaqirin, strategun e përsosur. Nuk ka rëndësi mesazhi apo simbolika që mbartet në vetvete, politika është kudo e para atje ku njerëzit përqendrohen me interesin e tyre.

Edhe vetë Luiza e di që postimet e para si nga ana jonë mediatike, ashtu si edhe personazheve publikë dhe njerëzve me peshë në Shqipëri kanë ardhur vetëm pasi mediat e huaja raportuan të parat se kampionia e Europës rezultoi të ishte shqiptarja jonë. Pra imagjinoni në një moment që për Armando Brojën të shkruhet dhe flitet vetëm në Angli, por rrallëherë në Shqipëri. Ky ishte rasti i Luiza Gegës.

Edhe vetë Luiza e di sesa “e pamundur” ka qenë për të që të mbërrijë në piedestal, shumëkush do të kishte hequr dorë. Përfaqësimi i një flamuri dhe shteti tjetër mund ta kishte bërë atë një rekordmene të kalibri tjetër, që do të shkruhej për vite radhazi në histori. Por një sukses i tillë mes vuajtjesh dhe braktisjesh, qoftë edhe njëherë të vetme, duke valëvitur flamurin e shtetit ku u linde, shijon tmerrësisht më shumë sesa disa statistika.

Pasi fundja çfarë faji ka toka për njerëzit që mban mbi të? Ndoshta edhe vetë Luiza e di se kjo ditë e sotmja nuk do të përsëritet më, se nuk do të ketë më një mbështetje të këtij niveli për shumë gjatë, por fundja qoftë edhe një ditë të vetme, ajo ia doli si një luaneshë që të përul edhe shtetin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online