HISTORIKE/ Adrian Bajrami fiton trofeun ndërkombëtar para 40 mijë tifozëve, mbrojtësi i Shqipërisë që shihet si pasaradhësi i Gjimshitit

Nëse flasim për një nga mbrojtësit e ri dhe shumë premtues të Shqipërisë ndalemi me patjetër te Adrian Bajrami. Ky i fundit është pjesë e Benfikës B dhe gjithmonë aktivizohet me rolin e titullarit. Njëkohësisht ekipi i parë e ka regjistruar në listë, duke e pasur në konsideratë. Pra sa herë që trajneri i gjigandëve portugez do të kërkojë për të marrë Bajramin që të debutojë me ekipin e parë, atëherë kalimi i tij është i lejueshëm.

Këtë herë duhet të ndalemi te një trofe ndërkombëtar që ka fituar Bajrami me Benfikën B. Për herë të parë në histori, UEFA ka vendosur zhvillimin e “Intercontinental Cup” që u luajt para 40 mijë tifozëve. Mbrojtësi i Shqipërisë që shihet si pasardhësi i Gjimshitit e ka nisur nga minuta e parë këtë takim, megjithëse skuadra u përforcua me disa elemente nga ekipi i parë për shkak të rëndësisë së takimit.

Benfika B arriti që të mundi Penarolin me shifrat 1-0. Ndërkohë në këtë përballje ishte dueli mes kampioni të Libertadores dhe kampionit të UEFA Youth League. Në fund i gjithë organizimi rezultoi më shumë sesa i suksesshëm pasi në stadiumin “Estadio Centenaro” në Montevideo, kishte pak më tepër sesa 40 mijë tifozë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online