Shqipëria dhe Kosova! Takim vëllazëror para ndeshjes, Mario Mitaj poston foton me Bernard Berishën

Në ditën e djeshme, për pak minuta kishte një derbi shqiptarësh në Rusi. Akhmat Grozni i Bernard Berishës është përballur me Lokomotivën e Moskës së Mario Mitaj dhe rezultati ka përfunduar 0-2.

Berisha është aktivizuar në minutën e 74, ndërsa Mitaj ka hyrë në fushë në minutën e 80. Ndërkohë Mitaj ka postuar një fotografi duke treguar takimin vëllazëror me Berishën para takimit dhe duke vendosur flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në mbishkrim të fotos. /Sport Ekspres/