“Shqipëria dhe Kosova shkojnë në Europian“, Ademi guxon: Ju ftoj me Dukën në Gjermani, shqiptarët do mbushnin stadiumet përplotë

Agim Ademi ka dhënë përshtypjet e tij për shortin e kualifikueseve të Euro 2024 për ekipin e Kosovës. Në një intervistë për “Ora Sport“ në “Ora TV“, presidenti i FFK-së çudit me objektivin e tij, teksa nuk e sheh të vështirë vendin e parë në grup, pavarësisht se përballë do të kenë edhe Kombëtare si Zvicra apo Izraeli. Ademi duket besimplotë se si Kosova, ashtu edhe Shqipëria do të jenë pjesë e turneut që do të zhvillohet pas dy viteve në Gjermani. Diçka e tillë sipas tij do të ishte një promovim mjaft i mirë për UEFA-n, pasi stadiumet do të stërmbusheshin nga tifozët shqiptare, duke pasur para sysh faktin se ka një numër shumë të lartë shqiptarësh që jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër.

“Për Kosovën është një grup korrekt. Jemi aty-aty me ekipet, pa nënçmuar askënd. Vetëm Zvicra është ajo pjesa më e rëndë me të cilën duhet të kemi kujdes. Është një grup që na lejon të luajmë. Është e rëndësishme ta kemi ekipin të kompletuar, të mos kemi dëmtime. Jam i lumtur që lojtarët tanë janë në ekipe të mira, jo në top ekipet e botës, por në ato që mund të quhen mesatare. Kemi kërkuar të jenë në formacion ata futbollistë që e meritojnë dhe që janë në formën më të mirë të momentit. Çdo trajner e kanë frikën e tyre për çdo ndeshje. Edhe për ekipet që mund ti konsiderosh të dobët, humbet nëse nuk e jep 100%-shin e vetë. Për Izraelin ka kush na e tregon, Shqipëria ka luajtur me Izraelin. Mund të marrim nga Shqipëria të gjitha informatat për Izraelin. Për ekipet e tjera jemi pak më lart se ata. Kam besim te djemtë tanë. Kam besim te puna dhe angazhimi i tyre. Mbase është momenti ynë të kualifikohemi dhe të shkojmë në Europë. Mendoj që në këtë grup e meritojmë.

Futbollistët tanë janë në formën e tyre më të mirë dhe prandaj e kërkojmë rezultatin. Jam i bundur që do ta kemi rezultatin. Nuk e shoh të pamundur vendin e parë. Unë shpresoj shumë dhe besoj që edhe Shqipëria, edhe Kosova, do të jenë në këtë europian, sepse edhe Shqipëria ka një grup fantastik. Po të jemi të dy ekipet atje, jam shumë i sigurt që do të jetë një promovim shumë i mirë për UEFA-n dhe për Europën. Aty ku do të luhet ky kampionat, në Gjermani, kemi shqiptarë në numër të jashtëzakonshëm. Edhe Zvicra është afër. Do të jenë të gjithë stadiumet përplotë edhe për ne, edhe për ndeshjet e Shqipërisë. Do të jetë një promovim i mirë i dy shteteve dhe dy Kombëtareve tona. Marr guxim si unë, ashtu edhe Duka, t’ju ftoj në Gjermani”, ka deklaruar Agim Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online