“Sadiku është jashtë Kombëtares, prandaj mendon ndryshe”, Duka: Mungesa e lojtarëve të Superiores? Thashetheme gazetareske

Armand Duka ka folur për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku temë e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Presidenti i FSHF-së vlerëson kualitetet në ekipin e Shqipërisë dhe kualifikimin për një kompeticion madhor e sheh si majën në karrierën e një lojtari. Më tej Duka i është përgjigjur edhe pyetjes për deklaratën e fundit të Sadikut, i cili është i mendimit se te kuqezinjtë mungon grupi dhe dëshira për të djersitur për fanellën e Kombëtares. Kreu i Federatës Shqiptare është shprehur se sulmuesi i Kartagjenës ndodhet jashtë ekipit kombëtar momentalisht dhe për këtë arsye ka krijuar këtë përshtypje. Gjithashtu Armand Duka ka folur edhe për hipotezën se lojtarët e “Abissnet Superiore”-s ndihen të lënë pas dore nga Kombëtarja, duke e quajtur këtë vetëm një thashethem gazetaresk, teksa rendit edhe emrat e dalë nga kampionati shqiptar dhe që sot janë në urdhërat e Rejës.

“Kemi kualitete të mira, futbollistë që pothuajse mbi 50% e tyre luajnë me ekipet e tyre me ekipe të nivelit të mesëm dhe të lartë. Çdo futbollist që vjen aty ka ëndërr të bëjë sukses dhe padyshim që ndihmojnë të krijojnë një grup kompakt. Për çdo futbollist, për ata që luajnë me nacionale si ne është të marrin pjesë në këto kompeticione të rëndësishme, ndërsa për ata që luajnë me ekipe të mëdha është fitojnë një Kupë Europiane apo një Kupë Bote. Është kulmi i karrierës së një futbollisti dhe nuk ka se si të mos jenë të impenjuar. Fakti që ne në këtë edicion nuk morëm rezultatet e pritshme ka qenë edhe mungesa e titullarëve, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Gjë që nuk na ka ndodhur ndonjëherë.

Deklarata e Sadikut për mungesën e grupit në Kombëtare? Besoj që Sadiku po të ishte brenda në këtë ndeshje do të thoshte po të njëjtën gjë, por ngaqë ka qenë jashtë ka menduar ndryshe. Asllani impenjohet më shumë me Interin? Nuk më ka rënë në sy kjo gjë që mund të ketë më shumë impenjim të Asllanit apo ndonjë tjetri. Mbase ka pasur më pak fat në nacionale se sa me skuadrën.

Lojtarët e Superiores ndihen të lënë pas dore? Tani hyjmë në fazën e thashethemeve gazetareske, na llogarisin apo nuk na llogarisin. Nga kampionati shqiptar ka ardhur Uzuni dhe është një nga më të mirët sot në Kombëtaren shqiptare. Nga kampionati shqiptar ka ardhur Cokaj që aktivizohet, apo Muçi që nga kampionati shqiptar shkoi në Poloni dhe është në Kombëtare. Nga kampionati shqiptar ka luajtur Hoxhallari në ekipin kombëtar. Kështu që kush rritet dhe kush ka kontribute apo aftësi sportive e fizike, sigusht që ftohet nga trajneri”, është  shprehur Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online