“Pas dështimit të Rejës kishim poshtë nesh Greqinë e Suedinë“, Duka flet për të ardhmen e trajnerit: Ekperti më i mirë që kam takuar

Kontrata e Rejës është drejt skandencës dhe gjithë kureshtja e opinionit sportiv në Shqipëri është nëse do të ketë rinovim të saj, apo nëse drejtimin e Kombëtares do ta marrë një tjetër trajner. I pyetur në lidhje me teknikun italian në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, Armand Duka është shprehur se Reja është eksperti më i mirë që ka takuar dhe ka bashkëpunuar. Gjithshtu, kreu i FSHF-së përmend faktin se pavarësisht se edicioni i Ligës së Kombëve u faturua si dështim për trajnerin e Kombëtares, kuqezinjtë kanë lënë poshtë tyre ekipe si Greqia, Suedia, Turqia apo Rumania.

“Unë dhe Reja jemi profesionistë. Ai është në kontratë dhe do përfundojë kontratën. Në përfundim të saj do të ulemi për të diskutuar për të ardhmen dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ekipin. Nëse Reja do e shikojë veten të aftë dhe të mundshëm për ta ndihmuar këtë skuadër drejt objektivit, apo nëse do të mendojë për t’i hapur krahun një tjetri për ta dërguar në Euro 2024. Kam nota pozitive në të gjitha këndvështrimet.

Në marrëdhëniet njerëzore, në marrëdhënet e ekspertizës futbllistike, mendoj që shtë një nga ekspertët më të mirë që unë kam takuar fizikisht dhe kam bashkëpunuar me të. Ka bërë punë shumë të mirë me Shqipërinë dhe realisht ne jemi rritur. Sa më lart të shkosh, aq më e vështirë është. Mos të harrojmë që kemi luajtur në këtë edicion në ligën B. Pavarësisht pakënaqësisë apo zhgënjimit, po të shikonim sot në renditjen europiane, poshtë nesh ishin Turqia, Greqia, Suedia, Rumania dhe shumë ekipe të tjera. Pra, pas dështimit të Rejës jemi në mes të Europës në vendin e 27”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online