Shqipëria përballet me Turqinë të premten pres orës 20:45, ndërkohë që BBS Security ka përcaktuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu ka edhe sugjerime në lidhje me hyrjen në stadium, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.
SENDET QË NUK LEJOHEN – Më poshtë, BBS Security ju sjell listën e sendeve që nuk lejohen në stadium të premten:
1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
4. Çadra dhe çakmakë.
5. Lazër.
6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.
Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00! Faleminderit
Kujt i shkoi ndermend qe mos te lejoj njerezit te filmojne ndeshjet?
Edhe ne San Siro kam qene,ndeshja finale,dhe askush nuk ma ndaloi qe ta filmoja me nje kamera.
Dhe doni njerez ne stadium…..!