Shqipëri-Maltë, të përzgjedhurit e Alban Bushit

Shqipëria U21 luan miqësoren e dytë kundër Maltës, ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve. Trajneri Bushi ka preferuar Dajsinanin për portën, ndërkohë që në mbrojtje katërshja që e nis nga fillimi është: Kryeziu, Mersinaj, Tafa dhe Maloku.

Mala është përzgjedhur titullar në mesfushë, ndërkohë që edhe Hebaj sërish luan në formacion. Më poshtë formacionet e plota të të dyja ekipeve.

MIQËSORE – E HËNË, MË 19 NËNTOR, ORA 19:00

SHQIPËRI-MALTË

Shqipëri: Dajsinani, Kryeziu, Mersinaj, Tafa, Maloku, Muccolli, Mala, Imeri, Shefiti, Zeka, Hebaj. Trajner: Alban Bushi

Malta: Vela, Borg, Guilomjer, Sansone, Frixheri, Zamit, Pulis, Birma, Shou, Brinket, Zerafa. Trajner: Silvio Vela

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Edvin Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *