Lorenc Trashi do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, duke pranuar kështu të largohet nga Partizani. Marrëveshja dhe kontrata është nënshkruar me ekipin e madh të Kuwaitit, Al Qadsia Club, për të vazhduar atje për 5 sezonet e ardhshme.
Gjithçka është mësuar në mbrëmjen e djeshme, ndërsa në mënyrë befasuese ka ardhur zyrtarizimi nga faqa zyrtare e ekipit të Partizanit. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, Trashi ka publikuar edhe letrën e largimit, duke falenderuar të gjithë pjesëtarët e klubit të Partizanit për ta nisur që nga presidenti Demi e për ta mbyllur me tifozët. /Sport Ekspres/