“Shpresoj shumë që tritoli të mos ketë lidhje me ngjarjet e fundit”, presidenti i Teutës bën thirrje: Politika të qëndrojë larg futbollit

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli ka reaguar pas vendosjes së tritolin në familjen e presidentit të FSHF, Armand Dukës. Kreu i durrsakëve kërkon hetimin e plotë të ngjarjes dhe shpreson se autorësia nuk do të ketë lidhje me ngjarjet e fundit, mbi ndikimin e politikës. Nga ana tjetër, Hasanbelli i bën thirrje politikanëve që të largohen nga futbolli në këtë moment kur janë zgjedhjet e FSHF dhe të mos ndikojnë në garë.

“KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet te tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti ben apel qe incidente te tilla jane ekstremisht te denueshme dhe kerkojne zbardhjen e menjehereshme nga organet ligjzbatuese.  “Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Gjithashtu edhe politika duhet te distancohet nga fenomene te tilla qe baltosin imazhin e Shqiperise. Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat jane thellesisht evidente ditet e fundit.Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet  të vendosë në mënyrë të pavarur per zhvillimin e futbollit ne vend”,- perfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online