“Fikja e dritave” për mediat ku e pësoi edhe “Sport Ekspres”, flet Gent Progni: Hera e fundit ishte para 7 vitesh, ishte sulm…

Në këto kohë ku zgjedhjet e FSHF kanë pasur ndikimin politik, disa media janë goditur pas skandalit me përgjimin e Erion Veliajt. Disa media që kanë publikuar këtë material si “Sport Ekspres”, “Ora Neës”, “Lapsi.al”, “Dosja.al”, “Syri” dhe të tjera, kanë pësuar një sulm në të njëjtën kohë. Për këtë arsye ëebsite i “Sport Ekspres” nuk mund të aksesohej nga lexuesit e tij për disa ditë. Por çfarë ndodhi realisht? Për këtë arsye kemi kontaktuar me ekspertin e IT, Gent Progni, i cili shpjegon gjithë situatën. “Ka qenë një sulm i tipit DDOS, në sasi të madhe trafiku që ka shkuar deri në 8TB në total. Sulmi ishte i mirë organizuar pasi nuk sulmoi vetëm ëebsite të mëdha, por edhe të vogla, që nuk kanë impakt në publik”.

Njëherazi, pas sulmit të ëebit, nisën të qarkullonin edhe disa mesazhe në “Facebook” dhe “Ëhats App” që në rastin e klikimit të tyre, rrezikohej seriozisht edhe hakimi i rrjeteve sociale. A është një tjetër rastësi kjo? “Nuk mund të thëm nëse kanë lidhje, nuk e vërtetoj dot. Por si sulmi, si mesazhet, janë metoda për të fshirë gjurmët në “Google” dhe në “Facebook Cache”. Një rast i tillë i DDOS ka ndodhur shumë vite më para, ka qenë një sulm i para 7 vitesh, atëherë ndaj Balkanëeb dhe Top Channel”, tha Progni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online