“Shpresoj për tjetër supergol ndaj Laçit”, flet Batha: Te Tirana duam të jemi kampion në çdo vit, por…

Futbollisti i Tiranës, Batha, ka dalë në konferencë së bashku me trajnerin Shehi përpara ndeshjes që do të zhvillohet në Laç. Ndeshja e parë do të përfundonte në shifrat 0-1 falë golit të mesfushorit që kërkon edhe këtë herë të tund rrjetën e kurbinasve me një super gol. Kur flitet për objektivin, Batha është i ndërgjegjshëm se te Tirana kërkohet titulli kampion në çdo vit, por këtë herë edhe Europa do të ishte shpëtim.

“Shpresoj për një tjetër supergol ndaj Laçit. E rëndësishme është të shënojmë, jo kush shënon. Nuk është momenti dhe sezoni i duhur i Tiranës, por e kemi thënë disa herë se kemi pasur probleme fizike me disa lojtarë përfshirë edhe veten dhe nuk ka pasur lojtarë të tjerë.

Merkato nuk doli siç prisnim ne të gjithë, ashtu siç kërkohet te Tirana. Megjithatë me lojtarët që kemi, kemi mundësi për të bërë më shumë. Tirana do fitoren ndaj çdo kundërshtari në çdo sezon. Këtë aktualin kemi parë se nuk ka asnjë pretendent kryesor dhe janë të ngjeshur. Ekipi i vendit të fundit ka fituar me vendin e parë.

Deklarata e Halilit ose titullin ose fare Europën? Unë nuk mendoj kështu. Sigurisht që ne të gjithë duam të jemi kampionë në çdo vit, por duke parë vështirësitë që po kalojmë, edhe me Europën do kënaqeshim”, u shpreh Batha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online