Nuk do të vijë me Kombëtaren për ndeshjet e marsit, Lorenc Trashi tregon arsyen: Me keqardhje…

Trajneri Reja pritet që të bëjë së shpejti publike listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit mars. Por këtë herë do të kemi mungesën e Lorenc Trashit, që nuk do të jetë në dizpozicion të tekniku italian.

Një mungesë e rëndësishme kjo për Rejën që i kishte besuar krahun e majtë, për ta kthyer në titullar te Kombëtarja. Trashi ka shpjeguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se për shkakun e disa problemeve burokratike dhe për shkakun e situatës së COVID, nuk mund të vendoset në gatishmëri për kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *