Shpresa kurrë më shumë se nesër, Shqipëria U-21 bëhet e madhe ndaj Anglisë për kualifikimin

Nga Klaudio Ndreca

Shpresat e Shqipërisë kanë mbërritur në pikën që askush nuk e mendonte në fundin e kualifikueseve të Europianit. Barazimi ndaj Andorrës në transfertë dhe humbja me shifrat 0-4 ndaj Austrisë krijuan përshtypjen se bëhej fjalë për një fazë zhgënjyese të djemve që drejtohen nga Alban Bushi.

Por nuk rezultoi kështu! Historia është shkruar pas fitores në shifrat 1-5 kundër Austrisë U-21 në transfertë dhe asgjë nuk mbaron këtu. Në mbrëmjen e nesërme do të diskutohet edhe kalimi më tej për të kërkuar kualifikimin në grupet e Europianit.

Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe me një pikë më pak se Austria që pozicionohet e dyta në grup. Këta të fundit do të presin në shtëpi Andorrën e cila në letër duket e lehtë për t’u mundur, por pak kohë më parë ka arritur që të ndalë në barazim edhe Anglinë.

Pra kombinimet e kërkuara janë të vështira, por ajo që duhet të shijohet është fakti se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më shumë “Shpresa” se nesër. Madje as përpara atij kualifikimi në Europianin e Francës nuk kemi arritur rezultate të nivelit të lartë te U-21. Sot renditemi në vendin e tretë, duke lënë prapa mes Kombëtareve edhe Turqinë, që nuk ka asnjë mundësi për t’u renditur më lartë se kuqezinjtë.

Një fakt ky që flet qartësisht për të ardhmen e madhe të Shqipërisë A, me brezin që po vjen nga Alban Bushi. Shpeshherë trajneri i Shpresave ka ngritur figurat dhe lojtarët që ka në dizpozicion në “qiell të shtatë”, ndonjëherë edhe duke u ironizuar për fjalët e thëna, por fakti është se Shqipëria U-21 ka mbërritur atje ku nuk ka qenë më herët.

Në mbrëmjen e nesërme do të jetë edhe përballja në transfertë kundër Anglisë U-21 dhe atje ku një fitore e marrë, me ose pa dështimin e Austrisë ndaj Andorrës, do të ishte Europiani më i bukur që do të na sillnin djelmoshat tanë. Një fitore me Anglinë dhe Shpresa si kurrë më parë, Anglia do të përballet ndaj një Shqipërie që kërkon të rikthehet e madhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online