“Anglia e brishtë, nuk është çudi t’i mundim”/ Bushi rrit emocionet te Shqipëria U-21: Do ishim kualifikuar tani në Europian nëse…

Asgjë e pamundur dhe gjithçka mund të ndodhi në mbrëmjen e nesërme. Shqipëria do të luajë në transfertën kundër Anglisë U-21 për të kërkuar fitoren, por njëkohësisht edhe që Andorra U-21 të largohet me pikë nga udhëtimi në Austri. Kombinime këto që janë shumë të vështira për të ndodhur, megjithatë lejohen nga matematika dhe njëkohësisht nga futbolli që tregon të papritura. Trajneri Alban Bushi ka ngritur edhe më shumë entuziazmin te kuqezinjtë e vegjël përpara ndeshjes me Anglinë.

Në një lidhje direkte për “Procesi Sportiv” thuhet qartësisht se Shqipëria do të ishte kualifikuar tani nëse Kombëtarja A nuk do të merrte lojtarë prej këtej thuajse në çdo ndeshje. Pra nëse Shpresat do të kishin gjithmonë të njëjtin formacion titullar, atëherë do ta kishin lënë shumë pikë mbrapa Austrinë që sot ndodhet në vendin e dytë. Por nga ana tjetër Anglia nuk paraqitet si një mision i pamundur nga trajneri i Shqipërisë U-21 që mes të tjerash shprehet:

“Për mua do të jetë historike nëse do të arrijmë në vendin e dytë dhe shkojmë në Europian. Nuk e quaj historike nëse dalim në vendin e tretë apo të katërt, nuk duhet që të gëzohemi me kaq, duhet të arrijmë diçka. Nuk ka rëndësi pikët apo renditja, ne duam vetëm që të kualifikohemi. Po jetojmë një ëndërr, do ta vazhdojmë që ta jetojmë edhe nesër duke luftuar ashtu siç dimë ne. I kemi të gjitha mundësitë për triumfin, Anglia nuk është ai ekipi që na rrafi 3-0 në Shkodër, është tërësisht i ndërruar.

E kam parë edhe ndeshjen e Anglisë kundër Andorrës. Anglia është një ekip i brishtë tani, mund të rrifen, nuk është çudi. Andorra i ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje. Nuk duhet të harrojmë që ne kemi ndërruar gjithmonë lojtarët te Shpresa, kemi marrë djelmosha më të rinjë. Nuk kemi pasur kurrë një formacion stabël, nëse do të ishte, padyshim që do të ishim kualifikuar tani në Europian pasi kemi ekip shumë të mirë. Por nga ana tjetër edhe Kombëtarja A ka pasur nevojë për produktet tona dhe pothuajse çdo ndeshje ka marrë lojtarë te U-21”, u shpreh Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online