Ikin tre lojtarët para Shqipërisë U-21, trajneri i Anglisë: Do të luanin po të ishte finale e Kupës

Shqipëria U-21 nuk kërkon asnjë rezultat tjetër përveçse fitores në përballjen kundër Anglisë U-21 në transfertë. Kuqezinjtë kanë ende shpresa për kualifikimin në Europian dhe përballë do të kenë “tre luanët” që e kanë të siguruar vendin e parë në grup.

Për këtë arsye janë larguar edhe tre futbollistë nga grumbullimi si Rhian Breëster, Ebere Eze dhe Marc Guehi. Këta lojtarët nuk do të zëvendësohen nga të tjerë në listë, ndërsa trajneri Aidy Bothroyd jep edhe shpjegimin: “Kanë dëmtime që duhen monitoruar. Nëse do të ishte një finale e Kupës nesër(sot) do të luanin që të tre.

Por kjo është natyra e këtij sezoni dhe nuk duhet që t’i bëjmë ata djem të rrezikojnë. Lojtarët janë më të rëndësishmit dhe duhet të ecim mirë për të fituar, por kryesorja është që t’i kemi futbollistët të shëndetshëm”, u shpreh trajneri i Anglisë U-21. Nga ndryshimet e tjera që pritet te “tre luanët” është aktivizimi i portierit të dytë, Josef Bursik, ndërsa shiriti i kapitenit do të mbahet nga Edie Nketiah. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online