“Shpirti dhe sakrifica e ekipit”, trajneri i Partizanit: Do të studiojmë edhe lojtarët e rinj të Bylisit

Partizani do të luajë ndeshjen e javës së 18-të në qytetin e Ballshit, aty ku do te gjejë përballë Bylisin e vendit të parafundit. Teksa presin një hap fals nga Vllaznia ditën e sotme, të kuqtë duhet të mbyllin llogaritë me skuadrën e udhëhequr nga Dovedan. Pavarësisht se Bylisi nuk ngjason aspak me atë të vitit të kaluar, mbetet përsëri një skuadër delikate kur luan në shtëpi.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja nuk e kalon aspak me lehtësi këtë sfidë, pasi mendon se Bylisi nuk është një skuadër që mund ta mposhtësh pa vështirësi. Sipas tij Bylisi ka transferuar lojtarë të rinj, për të cilët ka pak informacion.

“Kemi një kundërshtar që edhe ai ka ndryshuar në merkato, ka larguar dhe afruar lojtarë. Do të na duhet t’i studiojmë edhe gjatë lojës lojtarët që ata kanë afruar. Elementi kryesor do të jetë shpirti dhe sakrifica e gjithë ekipit për të shkuar drejt rezultatit pozitiv.”- u shpreh Ilir Daja në kuadër të ndeshjes Bylis-Partizani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online