“Edhe unë u zemërova”, sinqeriteti i Andrea Pirlos: Ndodhi pas humbjes ndaj Interit

Andrea Pirlo ka treguar për herë të parë zemërimin e tij me lojtarët e Juventusit për mënyrën sesi po reagojnë në ndeshje të caktuara. Kampionët e Italisë nuk po bindin aspak në këtë sezon të ri, megjithëse fitorja e fundit ndaj Interi ka rikthyer disi buzëqeshjen.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, Pirlo ka thënë se është diskutuar edhe brenda grupit disfata e parë me zikaltërit që erdhi në kampionat. “Kur humbet, unë zemërohem gjithashtu. Ndonjëherë duhet të shkosh dhe të prekësh disa problematika të caktuara. Kjo ndodhi pas ne humbëm ndaj Interit në kampionat.

Folëm së bashku dhe arritëm ne përfundimin se nuk ishim vetja. Për fat të mirë kemi fituar tre ditë më vonë duke ngritur Kupën. E kuptuam se është e nevojshme që të luajmë si një skuadër e vetme”, u shpreh Andrea Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online