I vetmi që e ndihmoi pa kosto/ Jo si në rastin e Pepe Reinës, Strakosha falënderon Proton për këshillat

Silivo Proto dhe Pepe Reina! Dy portierë që erdhën tek Lacio me misionin për të ndihmuar Thomas Strakoshën që të rritet, por në fakt kanë pasur sjellje tërësisht të ndryshme. Portieri 38-vjeçar i ardhur me një CV të pasur pasi ka luajtur me Anderleht dhe Olimpiakos, do ta ndihmonte me eksperiencën e tij gardianin shqiptar.

Megjithatë ishin shumë të pakëta rastet kur Proto arrinte që të luante titullar te Lacio, madje kjo ndodhte rrallëherë edhe në “Europa League”, pasi kampionati nuk vihej në diskutim. Por tashmë Proto është larguar nga Lacio dhe Strakosha ka shpërndarë këtë reagim:

“Urime për karrierën tënde fantastike. Ishte një kënaqësi e madhe që të luaja me ty. Faleminderit shumë për këshillat dhe mbështetjen tënde. E vlerësoj shumë dhe do të jem gjithmonë falënderues ndaj teje. Zoti të dhëntë më të mirat ty dhe familjes tënde”, shkruan Strakosha.

Shumë më ndryshe nga rasti i Pepe Reinës i cili erdhi me të njëjtin mision tek Lacio dhe në fund arriti që t’i merrte vendin e titullarit. Këtë herë këshillat ishin me një kosto shumë të madhe! /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online