Shpëtoi jetën e një fëmije, futbollisti shqiptar bëhet hero për një ditë: Kur shikon “Baywatch“ duket e lehtë

Futbollisti shqiptar, Mehmet Hetemaj, i cili aktivizohet në rardhët e klubit Seinajoki, në Finlandë, ka bërë të mundur shpëtimin e një djaloshi 10 vjeçar nga vdekja. Fëmija ishte duke notuar në liqenin Kyrkosjarvi, derisa ka patur vështirësi dhe rrezikonte mbytjen. Por Hetemaj ka shkuar me shpejtësi duke shpëtuar djaloshin e vogël.

Nëna e tij ishte munduar e para per të bërë diçka dhe kur nuk ia doli dot mesfushori Mehmeti ndërhyri vetë për ta shpëtuar. Nëna e djaloshit e ka falënderuar Hetemajn që i shpëtoi djalin nga mbytja. Futbollisti shqiptar ka lindur në Skënderaj, ndërkohë që me gjestin e sotëm mund të quhet me plot gojë një hero i vëretë.

“Ishtë një mot i mirë sot, kështu bashkë me mamanë vendosëm të vinim këtu e të merrnim rreze. Ishim rreth 10 metra larg ujit. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nënë ime e kapi djalin. Megjithatë të dy nisën të fundoseshin nën ujë, kështu që hyra vetë. E arrita djalin dhe e ngrita mbi sipërfaqe.

Kam parë “Baywatch“ dhe programe televizive të ngjashme dhe në bazë të tyre të shpëtosh duket e lehtë. Ishte shumë e vështirë, edhe pse ai ishte një djalë më pak se 10 vjeç. Thjesht e ngrita djalin në sipërfaqe me të dyja duart dhe ia vendosa këmbët përpara. Notova pak metra deri sa më prekën këmbët në fund. Teknika ime nuk ishte e duhura sepse ndihej shumë i rëndë. Ne shpesh shkojmë për not me skuadrën këtu. Nuk do të ishte keq të merrnim disa leksione noti për shpëtim“, ka thënë Hetemaj, raporton “Teller Report”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online