E bujshme/ Të gjithë e prisnin në kafaz, Conor McGregor befason dhe jep dorëheqjen nga MMA

Conor McGregor padyshim që është një nga sportistët më të njohur dhe më të dashur në botë. Luftëtari irlandez ka hyrë në historinë e ndeshjeve në kafaz në UFC, ku nuk i kanë munguar titujt kampionë. Shumë duele të fituara dhe asnjëherë frikë brenda kafazit. Por kur të gjithë prisnin rikthimin e tij brenda heksagonit, McGregor i befason të gjithë.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, irlandezi jep një lajm jo të mirë për të gjithë fansat e tij. McGregor njofton se ka vendosur të dorëhiqet nga ndeshjet e MMA-së, ndërsa falenderon të gjithë mbështetësit e tij për kujtimet e bukura që kanë krijuar së bashku në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që një njoftim i tillë vjen prej luftëtarit të UFC-së, teksa edhe më parë e ka bërë një gjë të tillë. Për këtë arsy të gjithë fansat e tij kanë të drejtë të shpresojnë se në të ardhmen mund të shohin sërish duke u ndeshur brenda kafazit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online