Shpëtim Duro, drejt largimit nga Flamurtari

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, është shumë pranë largimit nga Flamurtari. Dështimi sezonal, sepse i tillë është ky, duke parë si po ecte Flamurtari deri në janar, bën që trajneri kuqezi të paguajë faturën, siç e kishte thënë vetë javë më parë, kur Sinan Idrizi vendosi ta konfirmonte.

Asnjë reagim nga skuadra, lojë mediokre dhe psikologji e shkatërruar, sot u mbush kupa, Duro është larguar nga stoli pa mbaruar ndeshja ndaj Skënderbeut.

Nuk do të kthehet më, duke parë që jashtë stadiumit një grup tifozësh kërkonin largimin e tij. Tashmë sezoni është i mbyllur, duhet evituar më e keqja, sepse kjo skuadër nuk duket e aftë që të kapë vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *