PSG u befasua në shtëpi, duke u eliminuar nga Guingampi i vendit të fundit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Ligës. Takimi përfundoi 2-1 për miqtë, të cilët shënuan dy herë në fund, duke përmbysur golin e Nejmarit.
Kjo ishte humbja e parë pas 50 ndeshjes e PSG në Kupë dhe e para në shtëpi në Kupë që nga viti 2012. Disfata të mërzit gjithmonë, por Tomas Tuhel ka mbetur i zhgënjyer më shumë për faktin e tre penalltive të akorduara kundër ekipit të tij. E para u humb nga Turam (djali i Lilian Turam, ish-mbrojtësit të famshëm francez), ndërsa dy të tjerat u kthyen në gola dhe kaluan Guingampin në gjysmëfinale.
“Realit të Madridit, Barcelonës, apo Bajernit të Mynihut nuk mund t’i akordojnë kurrë tre penallti kundër brenda se njëjtës ndeshje. Diçka e tillë do të ishte e pamundur. Një skuadër nuk mund të hyjë tre herë në zonën e Bajernit dhe të fitojë po kaq penallti. Por, sot ishte e mundur. Për penalltinë e dytë nuk dua të flas fare, sepse më ikën truri. Nuk është faull dhe, absolutisht, nuk është penallti. Arbitri e pa dhe në VAR, por e dha penallti. E gjithë bota shtroi pyetjen, nëse ai po zbavitej duke bërë një gjë të tillë kundër nesh. Nuk e mundur ta japësh penallti atë episod”, përfundon i irrituar trajneri gjerman i PSG.