Shpërtheu ndaj Juxhin Xhajës, Komisioni i Disiplinës jep dënimin për presidentin Pashk Laska

Laçi u përballë ndaj Teutës në atë barazim me rezultatin 1-1 në mesjavën dhe ndeshjen e parë të Superiores pas COVID-19 që lamë pas. Presidenti i kurbinasve, Pashk Laska, ka shpërthyer në ofendime ndaj kryesorit të takimit, Juxhin Xhaja. Pikërisht për këtë arsye është marrë edhe vendimi për të dënuar kreun e Laçit për tetë ndeshje pezullim nga aktiviteti. Laska nuk do të ketë mundësinë që të jetë pjesë në territorin përreth fushës, në dhomat e zhveshjes apo në stolin e rezervave. /Sport Ekspres/

Vendimi i plotë

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
  3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online