Përplasje e mediave prestigjoze në Itali për Kumbullën, “Sky Sport”: Te Juventusi? Po e la Interi

Nga Klaudio Ndreca

Në mediat prestigjoze sportive në Itali ka një përplasje sa i përket Marash Kumbullës. Në mëngjesin e sotëm ishte “La Stampa” që hodhi “bombën” duke e bërë fakt të kryer marrëveshjen e mbrojtësit shqiptar me Juventusin. Si të mungonte vetëm zyrtarizimi, ndërsa thuhet se kartoni i tij është blerë për 32 milionë euro dhe i është besuar për 5 sezone.

Nuk kaloi shumë orë nga ky lajm që do të merrte jehonë, derisa në skenë doli menjëherë “Sky Sport”. Këta të fundit raportojnë se Interi është ekipi më afër transferimit të Kumbullës. Madje duke theksuar se janë duke mbyllur bisedimet rreth shifrave që do të paguajnë te Verona.

Ndërsa sa i përket Juventusit, ekziston futja në garë e bardhezinjëve, por Kumbulla mund të përfundojë te kampionët e Italisë vetëm nëse dështon marrëveshja me Interin. Kush prej “La Stampas” apo “Sky Sport” do të ketë të drejtë? Gjithsesi, një arritje e madhe për një djalosh si Kumbulla që për vetëm një sezon, ende të paplotë, do të gjendet te Interi ose Juventusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online