Shpërtheu me 4 gola në pjesën e dytë, Haland zbulon “sekretin”: Të jem i sinqertë, në pushim piva…

Erling Haland ishte njeriu i mbrëmjes dje, teksa arriti që në 34 minuta të tundte rrjetën plot 4 herë. Një makineri e vërtetë golash është djaloshi norvegjez, që spektaklin e dhuruar në fushën e lojës e zhvendos edhe në intervistën pas ndeshjes.

Megjithëse përpara mikrofonit qendron gjithnjë si një person i akullt dhe me përgjigje të shkurtra dhe të prera, këtë herë ka ndryshuar disi atmosferën duke zgjedhur të bëjë edhe humor. Haland zbulon “sekretin” e golave, teksa shprehet me shaka se konsumoi “Red Bull“ në pushimin mes pjesëve dhe kjo e bëri me krahë. Më tej zbulon edhe një fakt interesant në lidhje me trajnerin Favre, i cili kishte humbur numërimin e golave të talentit norvegjez.

“Shpërthimi në pjesën e dytë? Në pushimin pas pjesës së parë piva një pije energjike, “Red Bull”. Pastaj u bëra me krahë, kështu që gjithçka ishte në rregull.

Të jem i sinqertë, pas ndeshjes trajneri më pyeti se sag ola shënova. Më pyeti: ‘A shënove 3’? I thashë: ‘Jo, 4. Vetëm sepse ti më zëvendësove’. Kështu që jam pak i mërzitur me të”, mbyll Haland duke buzëqeshur për “ESPN”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online