VIDEO/ Liverpool-i nuk ndalet as i përgjysmuar, Evans bën autogolin e sezonit

Nëse mendonit se mungesat e mëdha në radhët e Liverpool do të ndikonin në rezultatet e “the reds“, atëherë gaboheni. Skuadra e Jurgen Klopp nuk ndalet as e përgjysmuar. Madje as nga në ekip në formë si Leicester. Liverpool ka triumfuar me shifrat 3-0 kundër “dhelprave”, duke konfirmuar edhe njëherë faktin se ka hyrë këtë sezon me qëllimin për të mbrojtur titullin kampion.

Seria e golave hapet në minutën e 21-të të takimit dhe ka si autor mbrojtësin e Leicester-it. Evans shënon autogolin e vitit dhe e dërgon topin në mënyrë të pabesueshme në portën e tij. Më pas, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, është Jota ai që tund rrjetën me kokë, duke treguar se po përshtatet mjaft mirë me ekipin e Klopp. Në fund pati vend edhe për Roberto Firmino-n për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1330617382868488193

https://twitter.com/hamza07__/status/1330601638088896514

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online