VIDEO/ Ibrahimoviç është i papërmbajtshëm, ndëshkon Napolin me një gol fantastik me kokë

Zllatan Ibrahimoviç është thjesht i papërmbajtshëm këtë sezon. Suedezi udhëheq listën e golashënuesëve në Serie A, ndërsa numrat për të vijnë gjithnjë në rritje. Edhe pse në moshën 39-vjeçare, gjiganti i sulmit të Milanit tregon se vitet janë thjesht një numër për të.

Në minutën e 20 të takimit Ibra zhbllokon shifrat e supersfidës mes Napolit dhe Milanit. Një harkim perfekt nga Teo Hernandez dhe një goditje fantastike me kokë nga gjiganti i sulmit të kuqezinjve sjell golin e parë të takimit dhe avantazhin e “djajve”. Momentalisht është ende duke u luajtur pjesa e parë e ndeshjes dhe për të mësuar verdiktin final mbeten ende shumë minuta në dispozicion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/semo33xx/status/1330605228962553856

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online