Shpërthen trajneri kundërshtar në intervistë, akuzon arbitrin se i dha fitoren Milanit: A jeni të verbër? U mbyll ndeshja dhe shkova të thyeja tre dyer

Milani arriti që të fitonte ndaj Cagliari-t me shifrat 0-1 në transfertë. Kjo fitore i dha më tepër qetësi kuqezinjëve në vendin e parë, por shumë pretendime ka pasur nga kampi kundërshtar. Trajneri i Cagliarit, Mazari, ishte i tërbuar në fundin e takimit dhe akuzoi arbitrin se i dha fitoren Milanit me vendimet e tij.

“Isha i inatosur me arbitrin, hyra brenda sapo vërshëlleu dhe kam thyer tre dyer. Nuk e meritonim humbjen, po sulmonim me shtatë lojtarë. Milani ka cilësi mbreslënëse, të çmendur, por Cagliari luajti një ndeshje të barabarttë. Kishte një rast, një top që u kap me dorë thuajse, por nuk ishte penallti. Pastaj Maignan goditi me grusht Lovaton në kokë, në këto raste duhet dhënë penallti.

Mund të barazonim ndeshjen aty. Lovato kap topin dhe portieri e godet me grusht në kokë, çfarë ishte? Po VAR, çfarë bënë në këtë rast? Një pikë na ka humbur. Pamjet janë të qarta, si mund të mos i shohësh? Duhet të jesh i verbër me patjetër. Gjithsesi le të harrojmë, Milani fitoi dhe të gjithë jemi të lumtur”, tha mes ironisë Mazzarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online