Federata Spanjolle nuk i ka bërë asnjë ulje dënimi Kristiano Ronaldos, që do të mungojë për 5 ndeshje, duke nisur që sot, pas kartonit të kuq dhe të shtyrës që i dha arbitrit Bengoeçea të shtunën, në vajtjen e Superkupës së Spanjës, në Barcelonë.
Tashmë edhe ylli portugez nuk ka duruar më dhe ka shfryrë në Instagram, me një postim në portugalisht: “Është e pamundur të qëndrosh i pandjeshëm nga kjo situatë, 5 ndeshje!! Më duhet e ekzagjeruar dhe qesharake, ky është persekutim! Falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen!!!”.
Tërbimi i Ronaldos duket edhe një akumulim i gjithçkaje ka ndodhur në muajt e fundit, me gjyqin për evazion fiskal që e ka detyruar të mendojë largimin nga Spanja, ndërsa ky dënim i ri ngjan si një vazhdim i goditjes së planifikuar ndaj tij. Të paktën kështu mendon Ronaldo…