Rafinja nuk është i lumtur me minutat e aktivizimit te Barcelona. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga babai i brazilianit, i cili është dhe menaxheri i tij. Mazinjo ka “shpërthyer” dhe është i acaruar me situatën e krijuar, duke e cilësuar si të çmendur.
Në një prononcim për “Galicia Sport”, ai nuk e përjashton një largim të Rafinjës në janar, ndërsa për të interesohen klube të ndryshme europiane.
“Është krijuar një situatë, që të bën të luash mendsh. Nuk kuptohet asgjë. Ne duam që Rafinja të luajë rregullisht. Luan tre ndeshje rresht dhe mungon tek e katërta… Ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë dhe ka bërë ndeshje spektakolare. Nuk e kuptoj këtë situatë të krijuar. Duam të largohemi, sepse situata këtu është e komplikuar. Rafinja ka nevojë për një klub, që i garanton 30-40 ndeshje në sezon. Ai mund të largohet që në janar dhe shumë klube janë të interesuara. Barcelona nuk dëshiron ta mbajë, kështu që Rafinja do të ishte i lumtur të largohet“, përfundon Mazinjo, babai dhe menaxheri i lojtarit të Barcelonës.