Shpërthejnë polemikat pas “El Clasico“, Koeman nuk mban më: VAR-i bëhet VAR vetëm kundër Barcelonës

“El Clasico“ e futbollit ka rezervuar si gjithnjë spektakël ditën e sotme, teksa dy titanë si Barcelona dhe Reali i Madridit kanë zbritur në fushën e lojës për të matur forcat me njëra-tjetrën. “Galaktikët“ triumfuan me shifrat 1-3 në “Camp Nou”, por në fund nuk kanë munguar polemikat dhe debatet.

Trajneri i Barcelonës ka shpërthyer në deklaratat e tij pas ndeshjes, duke ngritur akuza kundër sistemit VAR. Ajo penallti e dhënë në favor të Ramos vendosi edhe fatin e ndeshjes dhe Koeman është i irrituar me faktin se VAR dha një verdikt të tillë. Sipas teknikut holandez, teknologjia e thotë fjalën e saj vetëm kundër Barcelonës.

“Ka pasur shumë ndikim. Unë nuk e kuptoj VAR-in, mendoj se është vetëm VAR kur është kundër Barcelonës. Këto kapje ndodhin gjithmonë në zonë. Ne kemi luajtur pesë ndeshje dhe në asnjë nuk kemi përfituar. Kartoni me Getafen.. Ne nuk e meritojmë të humbasim kështu”, ka thënë Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online