Shpërndante pica dhe ka luajtur futboll si amator deri në vitet e fundit, ja cili është Messi-as i Milanit që rrëzoi Atletiko Madridin

0

Milani arriti që të fitonte me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Atletiko Madridit. Kuqezinjtë ia kanë dalë falë golit të Messi-as në minutat e fundit. Ndoshta ishte futbollisti i fundit që pritej të ishte vendimtar nga tifozët e skuadrës italiane.

Aktualisht në moshën 30-vjeçare, Messi-as ka ardhur te Milani si huazim nga Crotone. Kjo e fundit ka qenë kulmi i karrierës së tij deri para kalimit te kuqezinjtë. Në vitin 2011 do të vinte me familjen në Itali, atje ku bënte disa punë për të siguruar mbijetesën.

Mes tyre edhe shpërndarësin e picave, teksa qartësisht futbolli ishte në planë të dytë. Karriera profesionale nisi në 2015 kur kaloi te Gozzano dhe në 2019 do të kalonte te Crotone në Serinë B, i cili ishte niveli më i lartë për të.

Teksa e ndihmoi skuadrën për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian, Milani vendosi që ta huazojë deri në fundin e sezonit. Papritur Messi-as i jep fitoren e parë kuqezinjëve në Champions League, si për të treguar se nuk duhet hequr kurrë dorë nga ëndrra, sado larg objektivit të jesh. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.