Shansi i artë për t’i treguar Premier League sesa vlen! Do të luajnë ndaj Liverpulit, i gjithë vështrimi te Armando Broja

Armando Broja ka në duar shansin ideal për t’i treguar Premier League sesa vlen! Këtë herë në një përballje ferri, teksa pas dy ditësh Southampton do të përballet ndaj Liverpulit në transfertë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola deri tani në kampionatin anglez, ndërsa në të dy herët ka luajtur nga minuta e parë.

Megjithatë do të jetë e vështirë që trajneri Hasenhutl t’i besojë vendin e titullarit duke parë formën e lojtarëve. Che Adams është duke shënuar në këto takime të fundit dhe nga ana tjetër, Armstrong, po e ndihmon skuadrën në të dyja fazat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i teknikut të Southampton, por e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Armando Broja në atë takim dhe me dëshirën që të luajë si titullar. Deri tani Broja e ka dëshmuar veten në të gjitha përballjet e zhvillura, por i mungon një gol i realizuar ndaj një skuadre të madhe. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online