“Shpërblimi më i madh në histori”! Veliaj zbulon shifrën që shkon te Tirana: E di që thonin pse nuk reagoi lali Eri, nuk jemi si ata…

Erion Veliaj e ka mbajtur fjalën dhe në Këshillin Bashkiak ka propozuar shpërblimin që do të shkojë për Tiranën. Bëhet fjalë për 150 milionë lekë, ndërsa sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës është një shpërblim që ka hyrë në histori. Mes vlerësimeve dhe përgëzimeve për trofeun e marrë, nuk mungojnë edhe ironitë për ata persona që janë ankuar mbi vonesën e një reagimi të Veliajt, pasi Tirana u shpall kampione e Superiores.

“Nuk e di a kemi këtu tifozë të Tironës. Urime për fitoren dhe jam i lumtur që trofe vazhdon që të mbesi këtu, pasi Partizanit vjet e fitoi. Kjo është arsyeja se përse i propozova Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim prej 150 milionë lekë. Është ndoshta shpërblimi më i madh që vjen ndonjëherë nga një Bashki për një trofe, që është aksionere Bashkia në fjalë. Jam shumë i lumtur pasi aktivitetet sportive në Tiranë po pësojnë një rritje të jashtëzakonshme. E di që do të ketë edhe tifozeri të tjera kundër, por unë jam tifoz i Farkës në volejboll, i Smajlajt, i Luiza Gegës.

Pra po bëjmë trajtim të veçantë për të gjithë dhe nuk jam tifoz i njërit krah. Uroj Goldin dhe Halilin pasi nuk është aspak e lehtë për të bërë arritje të tilla. Do të doja që ky shpërblim më i madh në historinë e Bashkive të shkojë për të gjithë skuadrën dhe jo vetëm për 11-kryesore. E di që shumë veta thonin dje që përse nuk reagoi Lali Eri për fitimin e titullit, por ne nuk urojmë me fjalë si disa politikanë të tjerë, urimet tona nuk janë duarbosh”, u shpreh Veliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online