Duka inspekton punimet në stadiumin e ri, premtimi i Gjicit: Do përforcojmë ekipin, kthejmë titullin kampion në Kukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vëzhguar më nga afër punimet në stadiumin e ri të Kukësit. Kjo ishte hera e dytë që kreu i futbollit në vendin tonë sheh ndërtimin e ri në këtë qytet, ku ka ngelur i kënaqur me ecurinë e punimeve. Nga ana tjetër presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, ka premtuar kthimin e titullit kampion në Kukës sezonin tjetër dhe përforcime të reja në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Postimi i plotë në faqen zyrtare të Kukësit

Presidenti i Nderit, Safet Gjici dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka kanë inspektuar paraditen e sotme nga afër punimet që po kryhen në stadiumin e ri të Kukësit.

Për presidentin e FSHF-së, kjo ishte hera e dytë që inspekton punimet në stadiumin tonë të ri dhe ka mbetur edhe i kënaqur nga ritmi me të cilin po punohet në këtë impiant të ri modern, që do të plotësojë edhe kushtet e kërkuara nga UEFA, në mënyrë që ndeshjet e Kupave të Europës të luhen në qytetin e Kukësit.

Gjatë inspektimit, presidenti Safet Gjici u shpreh se stadiumi do të jetë gati në muajin shtator-tetor.

“Ne besojmë se në shtator-tetor përfundon dhe do të rikthehemi fuqishëm në fushën tonë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do ta përforcojmë edhe më shumë për rikthyer titullin kampion në Kukës sepse tifozët e këtij qyteti e meritojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online