Shpenzimet e “çmendura” të Sitit dhe Junajtid, 1,8 miliardë euro në 5 vjet

Shpenzimet e mëdha, me shifra jashtë logjike, nuk janë gjithmonë garanci për sukses. Këtë e ka provuar Paris Saint Zhermen në arenën ndërkombëtare dhe tani konfirmohet nga dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid.

Të dyja së bashku këto klube kanë shpenzuar 1,8 miliardë euro në pesë vitet e fundit. Megjithë shifrën e frikshme, maksimumi që kanë arritur janë gjysmëfinalet e Champions.

Klasifikimi special për 10 klubet që kanë shpenzuar më tepër nga viti 2013 deri më tani është publikuar nga gazeta “As”. “Sitizëns” kryesojnë me një miliard e 14 milionë euro. Pas tyre vjen Junajtid me 860 milionë euro, ndërsa podiumi plotësohet nga Barcelona me 849 milionë.

Juventusi renditet në mënyrë surprizë përpara Paris Seint Zhermen, Çelsit dhe Liverpul, ndërkohë që Reali i Madridit pozicionohet vetëm në vendin e nëntë, me “Top 10” që mbyllet nga Interi.

Klubet që kanë shpenzuar më tepër në 5 vjet
1. Mançester Siti                        1,014 mln
2. Mançester Junajtid                   860 mln
3. Barcelona                                 849 mln
4. Juventus                                 814,3 mln
5. PSG                                         813 mln
6. Çelsi                                         785 mln
7. Liverpul                                    763 mln
8. At. Madrid                                570 mln
9. Real Madrid                             546 mln
10. Inter                                       510 mln

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *