Shpendi, Kurtulan, Rexhepi, Civeja, Berisha dhe Pajaziti! Alban Bushi ka brezin më të artë, Shqipëria U-21 ngjall shpresa të mëdha

Muaji shtator është shumë i ethshëm për tifozët shqiptarë. Kombëtarja e drejtuar nga ana e Silvinjos do të luajë dy finale, përkatësisht kundër Cekisë dhe Polonisë. Sipas të gjitha gjasave kualifikimi ynë në Europian do të vendoset në këto përballje.

Por jo vetëm Shqipëria A, këtë herë interes të madh ka edhe Shqipëria U-21. Kjo për shkak se Shpresat kanë brezin më të mirë të viteve të fundit me Alban Bushin. Ylli kryesor dhe truri i kësaj skuadre mbetet Adrion Pajaziti.

Lojtari që zotërohet nga Fulham shkoi në huazim në Haugesaund, por u rikthye shpejt nga Norvegjia pasi nuk po përshtatej dot me jetën në një qytet të vogël. Arda Kurtulan dhe Arlind Rexhepi janë treguar po aq me klas sa i përket forcës sulmuese. Ndërkohë një vëmendje shumë të veçantë e meritojnë edhe lojtarë si Tim Civeja dhe Medon Berisha.

Ky i fundit është pjesë e Lece në Serinë A, ndërsa Tim Civeja shihet edhe si “Luca Modric i Shqipërisë”. Pa harruar në këtë listë të gjatë, Stiven Shpendi. Sulmuesi që nënshkroi me Empolin në Serinë A pritet që të lërë gjurmët e Armando Brojës te Shqipëria U-21. Me këtë brez, kualifikimi duket më shumë se një mision i arritshëm, gati-gati si një detyrë shtëpie. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online