Shpendi e nis vrullshëm sezonin e ri, dy gola në po aq ndeshje me fanellën e Çezenës

Kristjan Shpendi po vazhdon të ruajë formën e tij pozitive. Sulmuesi shqiptar e ka nisur vrullshëm edhe sezonin e ri. Lojtari 23-vjeçar ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme.

Shpendi ka shënar gol në minutën e 36 të takimit kundër Entelës. Goli i tij rezultoi vendimtar, teksa Çezena fitoi me shifrat 1-2. Ky ishte goli i dytë në këtë sezon të ri për Kristjan Shpendin në po aq ndeshje të zhvilluara./Sport Ekspres/