Është hedhur sot shorti i Serisë A 2017/2018, sezon i veçantë, sepse 4 skuadrat e para do të shkojnë në grupet e Champions League, do të jetë sezoni i debutimit të arbitrit shtesë me teknologjinë që do të korrigjojë gabimet e arbitrave. Do të jetë sezon ndryshe edhe për faktin se do të luhet për festat e Krishtlindjeve.
Në javën e parë ndeshja kryesore është ajo mes Interit e Fiorentinës, më 20 gusht. Juventusi përballë Kaliarit dhe Milani në Krotone, Napoli në Verona dhe Roma në Bergamo kundër Atalantës. Fillim ters për Interin, që javën e dytë do të vizitojë Romën.
Inter-Milan do të luhet në javën e tetë, në një ditë me Roma-Napoli e Juve-Lacio. Një javë më pas Napoli-Inter, ndërsa në javën e 11-të Milan-Juventus.