Tramexani bind Lenjanin, ashtu si 4 vjet më parë!

Paolo Tramexani, trajner i Sionit dhe ish ndihmësi i Shqipërisë ka afruar një ish lojtar që ka stërvitur dhe njeh mirë. Ai është Ermir Lenjani që së shpejti do të firmosë një kontratë 2+1, teksa ofertat ë drejtim të tij nuk mungonin, si nga Franca, ashtu edhe nga Bundesliga e dytë gjermane, apo edhe Rusia, Polonia dhe kategoria e dytë italiane.

Në fund, ai ka zgjedhur Tramexanin dhe Sionin, që i ofronte kushtet e duhura të punës dhe ekonomike. Lenjani do të provojë të rilindë në Zvicër, aty ku edhe u dallua me fanellën e St Galenit dhe sidomos u pa nga Xhani de Biazi dhe, pikërisht, Paolo. Ishte viti 2013 dhe De Biazi kishte një vit që kishte nisur aventurën në stolin e Shqipërisë.

Sakaq, Lenjani ishte transferuar nga Grasshoperi, pas aventurës së parë te Uinterfur, te skuadra e St Galenit. Pikërisht Tramexani do të merrte avionin dhe do të udhëtonte për ta bindur. Një kafe bashkë dhe menjëherë një raport miqësore dhe vëllazërie… Lenjani zgjodhi Shqipërinë dhe hoqi dorë nga mundësia për të qenë pjesë e Zvicrës, ashtu si shumë të tjerë bënë…

Një miqësore mes Shqipërisë dhe Francës do të kthehej vitrina më e bukur për Lenjanin, që u dallua nga disa agjentë merkatoje, të cilët ia këshilluan Renesit, i cili s’u mendua gjatë, por pagoi 500 mijë euro te St Galeni duke e transferuar. E megjithatë, Lenjani nuk bindi dhe hasi vështirësi, aq sa Renes preferoi ta huazonte te Nanta, që e mbajti një fazë, mes ekipit A dhe ekipit B. Lenjani nisi të humbiste gjurmët e atij lojtari që të gjithë ishim mësuar të shihnim… Ai që i shënonte Danimarkës në “Elbasan Arena”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online