Ftesa e Dani Alvesit në Botëror hap polemika, trajneri i Brazilit: Nuk jam këtu për të kënaqur njerëzit në “Twitter“

Brazili ka publikuar sot listën zyrtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar këtë muaj. Në listë pati emra që befasuan opinionin sportiv, duke shfaqur pakënaqësi për zgjedhjet e trajnerit. Njëri prej gazetarëve i ka përmendur Tites këtë fakt, teksa i sjell në vëmendje se në një sondazh në rrjetin social “Twitter” Dani Alvesh kishte kundër 85% të votuesve. Trajneri i Brazilit është përgjigjur se nuk ndodhet në konferencë për të bindur fansat në “Tëitter” dhe se për këtë sondazh nuk ka të dhëna bindëse.

“A nuk doni të bëni pyetjen tuaj dhe të mos pranoni grepin nga një tjetër? Cila është referenca e “Twitter”-it, me sa milionë fansa? Unë nuk kam ardhur këtu për të kënaqur njerëzit që janë në “Twitter”, në rrjetet sociale, dhe kjo është një audiencë për të cilën nuk e di sa përqind… Respektoj mendimet e ndryshme. Unë nuk jam këtu për t’i bindur të gjithë këta njerëz, nuk e kam atë pretendim dhe nuk dua. Dua të jap të dhëna informative dhe të vërteta që njerëzit të analizojnë dhe të kenë mendimin e tyre në mënyrë demokratike. Roli ynë këtu është të përcjellim informacion. Respektoj të gjithë dhe mendimin e të gjithëve, por…”, ka thënë Tite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online