Shokuese/ Tifozi turk hyn në fushë dhe godet me grusht lojtarin e Fiorentinës, i thyen hundën 20-vjeçarit

Ndeshja mes Shivasporit dhe Fiorentinës, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme në kuadër të Ligës së Konferencës, prodhoi disa pamje shokuese. Goli i Fiorentinës nuk është kapërdirë lehtë nga mbështetësit turq, teksa gjatë momentit të festimit njëri prej tyre ka hyrë në fushë.

Tifozi ka pasur një sjellje agresive, duke goditur me grusht Alesandro Biankon. 20-vjeçari ka përfunduar me hundë të thyer pas gjuajtjes së personit që la tribunën për të hyrë në fushën e lojës. Një gjest për të cilin UEFA duhet të marrë masa të rrepta, pasi nuk është tërësisht antisportiv./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online