Theo Walcott ka marrë një rol të ri në radhët e Southampton-it, duke ndihmuar me eksperiencën e tij të pasur të rinjtë. Lojtari 33-vjeçar mbart me vete një CV të mirë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit si dhe atë të Kombëtares së Anglisë. Duket se nga eksperienca e tij është duke mësuar edhe Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar është i etur për të bërë karrierë në futboll, prandaj nuk e ka ndrojtje për të mësuar më tepër nga Walcott. Nathan Tella ka zbuluar për “Daily Echo” se ish-lojtari i Arsenalit e ka ndihmuar së tepërmi sezonin e shkuar, ndërsa tashmë sheh edhe Armando Brojën që komunikon shpesh me të.
“Po, ai ka ndihmuar shumë me lojtarët më të rinj, jo vetëm mua. Fola shumë për atë se sa më ndihmoi ai sezonin e kaluar, por nuk jam vetëm unë tani. E shoh që Armando Broja i flet pak, nuk jam i sigurt se për çfarë flasin, por është mirë që padyshim të kesh dikë më të lartë në ekip për të ndihmuar”, ka thënë Nathan Tella./Sport Ekspres/