“Shoh gjëra të turpshme në Romë”, Sabatini shfryn ndaj arbitrave: Kur Murinjo të dëgjojë fjalët e mia do thojë se kam fituar një m**, por…

Drejtori sportiv i Salernitanës ka shfryrë për vendimet e arbitrave në deklaratën e dhënë për mikrofonin e “DAZN” pas ndeshjes kundër Romës. Sabatini e ka konsideruar të turpshme atë që ka ndodhur në romë, ku në çdo vendim të arbitrit të gjithë personat që ndodhen në pankinë hyjnë në fushë.

“Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se shoh disa gjëra të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo që ndodh në fushë kur vjen për të luajtur në Romë është vërtet e papranueshme. Në çdo vendim të arbitrit, të gjithë shkojnë në fushë nga pankina, mendoj se është e padurueshme.

Çfarë dëshironi të bëjnë gjyqtarët? Ata i kthejnë dënimet. Ata nuk shkojnë as të shohin penalltinë për Gjuriçin. E di që mund të humbas me Romën, por jo kështu. I kërkoj falje Murinjos vetëm që e përmenda, ai është një gjysmëperëndi. Kur të dëgjojë deklaratat e mia do të thotë që nuk kam fituar asgjë. Kam fituar një m**, por përveç futbollit kujdesem për jetën dhe kjo është një jetë e pajetueshme. Jam i inatosur”, ka deklaruar Valter Sabatini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *