Shofer personal për 24 orë dhe kuzhinier vetëm për ta, gjashtë kërkesat që Wanda Nara i dërgoi Galatasaray për t’i dhënë Mauro Icardi-n

Galatasaray dëshiron të rikthehet në fron në Turqi, por edhe të jetë sërish në Champions League, ndërsa në klub vendosën të investojnë shumë para këtë verë për të forcuar ndjeshëm skuadrën dhe për të nisur arritjen e synimeve të vendosura.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar në Turqi, ata arritën të trondisnin me transferimet, mes tyre ishte edhe sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, i cili erdhi si huazim nga PSG. PSG pranoi që Icardi të shkojë te Galatasaray sepse ai nuk është në plan të parë të trajnerit dhe argjentinasi duhet të ketë një vend të çimentuar në sulm në klubin turk, edhe pse konkurrenca e tij është mjaft e fortë.

Në fund, bashkëshortja e tij Wanda Nara, e cila është edhe agjente e tij, arriti të kryej marrëveshje me Galatan dhe drejtuesit e klubit turk ranë dakord për disa kërkesa të pabesueshme vetëm për të sjellë këtë sulmues. Mediat turke raportuan se Wanda i befasoi jo pak të gjithë te Galata kur dërgoi një listë me kërkesat që duheshin plotësuar për të ardhur në klub Icardi dhe mesa duket kanë rënë dakord me të gjitha. Lista dyshohet se përmban gjashtë gjëra që turqit duhet t’u binden për sa kohë që Icardi është pjesë e këtij klubi.

Një nga kërkesat është që Icardi të ketë një shofer në dispozicion 24 orë në ditë për ta çuar atë kudo që të duhet, si dhe të jetë një shofer në dispozicion të saj dhe fëmijëve të tyre. Përveç kësaj, Galata duhej të siguronte një kuzhinier privat për Icardin dhe familjen e tij. Në listë ka edhe një kërkesë për vendbanimin e Icardit dhe familjes së tij dhe për këtë janë shprehur shprehimisht. Domethënë, ata thanë qartë se shtëpia ku do të jetojnë duhet të jetë maksimalisht e siguruar dhe të ketë gjithçka që u nevojitet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online