Uesli Shnajder e ka tepruar me alkoolin kohët e fundit, pasi është arrestuar për dëmtim të pronës private. Mesfushori holandez, i cili aktivizohet në Katar tek Al Garafa dhe së fundmi është rikthyer në Utreht, qyteti i lindjes, ka kërcyer mbi një makinë dhe i ka goditur xhamin.
Shnajder ka shkaktuar një dëm që shkon në rreth 6000 euro dhe sipas “Algemeen Dagblad” ai ia ka paguar shifrën pronarit të makinës, duke u liruar nga policia holandeze. Gjithsesi, tashmë janë publikuar edhe foto të Shnajder mbi mjet.
Kur është ulur ai ka tentuar të puthë edhe një femër, ndërkohë që policia nuk e ka konfirmuar se personi i ndaluar ka qenë Shnajder, por vetëm se është ndaluar një 35-vjeçar (mosha e mesfushorit) për shkatërrimin e një makine.