Luis Hemilton ka gdhendur emrin e tij me gërma të arta në historinë e Formula 1, ku duket se ka për të qendruar gjatë. Britaniku pati një ditë tejet të veçantë në Grand Prix-in e Portugalisë, ku fitorja i shijoi më shumë se kurrë. Me vendin e parë të marrë në garën e sotme, piloti anlgez mori fitoren e 92-të në karrierën e tij, si askush tjetër në historinë e Formula 1.
Hamilton ka thyer kështu rekordin e Majkëll Shumakerit, i cili udhëhiqte deri më sot me 91 gara të mbyllura si triumfues. Në këtë mënyrë britaniku bëhet fituesi më i madh i të gjitha kohërave në sportin e të çmendurve pas shpejtësisë. Ndërkaq ndjekësi më i afërt që ende është aktiv në pistë, është Vetel, i cili numëron 53 triumfe në karrierën e tij, megjithëse shumë larg numrit të kapur nga Luis Hemilton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The Pantheon ?#F1 pic.twitter.com/I4xyII4YFw
— Formula 1 (@F1) October 25, 2020